Nuk ndalen tërmetet në Turqi, orët e vona të natës shënojnë lëkundje me magnitudë 5.1 ballë

18/02/2023 22:55

Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.1 është shënuar në orët e vona të natës në Turqi.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në lagjen Göksun të Kahramanmaraş, por janë ndjerë edhe në krahinat përreth.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi për tërmetin e orës 22.31, duke sqaruar se janë pas-lëkundje të tërmetit tragjik të 6 shkurtit, i cili shkaktoi mbi 42 mijë viktima në Turqi dhe Siri.

Mediat turke raportojnë se tërmeti me magnitudë 5.1 ballë ka ndodhur në një thellësi prej 6.2 kilometrash.

Top Channel