Sezoni gripit stinor ka sjellë edhe raste të menengitit në Spitalin rajonal të Elbasanit, sëmundje e cila sjell edhe pasoja të rënda tek pacientët.

Mjekët thonë se në disa raste pacientët paraqiten në gjendje të rënduar për shkak të neglizhencës dhe ngatërrimit të simptomave.

Mjekët bëjnë apel që në raste të simptomave të gripit duhet të respektohen distancat dhe mbrojtja në mënyrë që të mos shkaktohen raste të rënduara tek pacientet pa imunitet.

 Temperatura e lartë, dhimbje koke dhe konvulsione janë shenjat kryesore që mund të identifikojnë menengitin. Mjekët bëjnë apel për kujdes dhe konsultë me mjekun e familjes.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA