Pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve qeveria angleze nuk po mundet të ndalë një valë të re emigrantësh që mbërrin me gomone.

Gjatë mesit të vitit të shkuar dhe këtë fillim viti, retorika e politikanëve britanik kishte në fokus shqiptarët.

Vetë sekretarja e Punëve të Brendshme Suela Braverman përtej çdo gjuhe në të qenurit politikisht e drejtë dhe korrekte,  foli në parlament për një pushtim nga shqiptarët.

Deklaratat e saj shkaktuan një pakënaqësi legjitime nga komuniteti shqiptar në Angli dhe prodhoi një reagim të fortë nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë që kapitulli të qenurit të shqiptarëve kryefjalë e politikës dhe medias angleze po zbehet, në pah ka dalë një nacionalitet tjetër.

Tashmë nuk janë vetëm shqiptarët të cilët masivisht mbërrijnë me gomone e publikojnë video të udhëtimit të tyre në Tik Tok.

 Kjo video tregon një gomone mbushur me qytetarë indianë bashkëkombas të kryeministrit Rishi Sunak dhe sekretares për Punët e Brendshme, Suela Braverman, duke kaluar Kanalin e Lamanshit.

Numri në rritje i indianëve që po mbërrijnë këtë fillim viti me gomone në Angli, nuk i ka shpëtuar komentit të Nigel Farage, politikanit i cili udhëhoqi daljen e Anglisë nga Unioni Europian.

“Indianët në një numër të madh janë duke kaluar kanalin anglez. Ne kemi hapur dyert për të gjithë botën. Asnjëri prej tyre nuk duhet të kualifikohet për azil.”

Top Channel mëson se numri shqiptarëve të mbërritur me gomone gjatë 49 ditëve të para të 2023 është i papërfillshëm krahasuar me nacionalitet e tjera.

Kjo si pasojë e përshpejtimit të kërkesave të azilit ndaj shqiptarëve dhe dëbimeve të përjavshme me avion drejt Tiranës.

Këtë të enjte sipas Ministrisë së Punëve të Brenshme, Home Office, u dëbuan 24 shqiptarë pa të drejtë qëndrimi në Britaninë e Madhe.

Mes të dëbuarve shqiptarë, mbërritur javët e fundit me gomone përfshi persona të cilët kishin mbaruar dënimet për vepra të ndryshme penale e të dënuar në total me 23 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA