Shqipërisë po i largohen çdo ditë jo vetëm mjekë të rinj , por mjekë të mirëpërgatitur duke lënë bosh specialitete të ndryshme në spital.
Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë Dr. Arben Gjata vende si Gjermania kanë krijuara lehtësira duke u njohur diplomën për të thirrur sa më shumë mjekë.
Profesor Dr. Arben Gjata, rektor i UMT: Që nga viti 2016 kanë ikur mbi 1000 mjekë.
Shteti shqiptar shpenzon afërsisht 3 mijë dollarë në vit për të përgatitur një mjek të cilën në fund e marrin gati vende të Bashkimit Evropian.
“6 vite që kërkon cikli mjekësisë i bie nga 12 mijë deri në 18 mijë dollarë shpenzime në vit”, tha ai.
Për të mbajtur mjekët në Shqipëri po përgatitet një strategji ku parashikohet jo vetëm rritje page por edhe kredi të buta për mjeket e rinj .
Duke rritur kuotat e pranimit për studentët e mjekësisë parashikohet që në vitin e parë për vitin akademik 2024 të pranohen 500 studentë të rinj në mjekësi.
Top Channel