Konferenca e Sigurisë në Mynih, SHBA akuzon Rusinë për krime lufte/ Reagon ministri i Jashtëm ukrainas: Krijoi një luftë gjenocidale

18/02/2023 16:25

Zëvëndës Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris deklaroi se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në vendin e tij.

Zëvëndës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, akuzoi Rusinë për krime lufte ndaj civilëve ukrainas.

Gjatë Konferëencës së Sigurisë në Mynih, ajo u shpreh se vendi i saj ka vërtetuar zyrtarisht se rusët kanë kryer krime lufte.

“Ne kemi shqyrtuar provat. Ne i dimë standardet ligjore. Dhe nuk ka dyshim se këto janë krime kundër njerëzimit. SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit”.

Harris përshkroi mizoritë të cilat kanë ndodhur gjatë luftës në Ukrainë, që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, njëkohësisht premtoi se përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë.

“Forcat ruse kanë ndjekur një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullatës civile ukrainase. Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë, do të mbaheni përgjegjës”.

Harris tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë hetimet ndërkombëtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kjo deklaratë u mbështet edhe nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i cili po merr pjesë gjithashtu në Konferencën e Sigurisë së Mynihut së bashku me Harris dhe liderë të tjerë botërorë.

Ai tha se Moska “krijoi një luftë gjenocidale” sepse mendonte se ukrainasit “e meritojnë të ekzistojnë si një komb sovran”.

“Gjithçka që buron nga kjo janë krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe mizori të tjera të ndryshme të kryera nga ushtria ruse në territorin e Ukrainës”, u shpreh Kuleba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA