U rrëzua në banesë në gjendje të dehur, humb jetën 50-vjeçari në Maliq teksa po transportohej për në spital

17/02/2023 17:58
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar me inicialet H.B ka humbur jetën ditën e sotme në Maliq.

Policia bën me dije se qytetari ka ndërruar jetë teksa po transportohej me ambulancë në spital, pasi nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA