Taksistët në Shkodër në protestë: Nuk ka kontroll, puna e të tjerëve në të zezë po na falimenton

17/02/2023 12:08

Shoferët e taksive të licencuar në Shkodër kërkojnë nga Policia e Shtetit dhe Krimi Ekonomik të bëjnë detyrën dhe të luftojnë informalitetin që po i çon drejt falimentit.

Ata tregojnë se taksitë në të zezë punojnë përpara syve të policisë dhe ata nuk marrin masa.

Dal natën në orën 9 e shkoj në 7 të darkës në shtëpi, 9-12 mijë lekë xhiro. A dojna me jetu, a dojna me majt makinën a me ba letrat. Vjen njëri që ka patentë, taksi thotë hajde, as bashkia askush nuk i thotë gjë”- shprehet taksisti Agron Caka.

Ata shtojnë taksa, ne pa punë. Ai thotë hajde Tirana, hajde Lushnja, nuk e dika shteti se ça bëhet aty, a ka bashki kund, a ka krim ekonomik”- thotë taksisti Lulash Marashi.

Është i vetmi qytet që taksitë veprojnë pa dokumenta, kjo na dëmton shumë”- shprehet taksisti Xhihad Gjurgjej.

Taksistët kërkojnë nga bashkia e Shkodrës, që të ndërtojë edhe një terminal që do tu lehtesonte punën atyre por edhe qarkullimin në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA