Një spiun rus, i cili punonte si roje sigurie në ambasadën britanike, është dënuar me 13 vite e dy muaj burg.
58-vjeçari David Ballantyne Smith u shpall fajtor për tetë akuza, por pretendoi se ai nuk shkaktoi qëllimisht ndonjë dëm. Ai do ta vuajë dënimin në Gjermani ose në Mbretërinë e Bashkuar.
Smith deklaroi se ishte në depresion, i vetmuar dhe nën varësinë e pijeve alkoolike kur nisi të zbulonte sekretet e ambasadës.
“Ishte detyra juaj të siguroheni që ambasada të ishte e sigurt dhe stafi i saj të sigurt. Ishte shkelja më e dukshme e besimit të vendosur ndaj jush”, tha gjykatësi.
Smith u dha zyrtarëve rusë emra, fotografi dhe detaje personale të stafit të ambasadës, si dhe dokumente sekrete, duke përfshirë korrespondencën me kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson.
Ai gjithashtu filmoi një shëtitje të gjerë rreth ambasadës e cila zbuloi planimetrinë e ndërtesës dhe zyrave të saj.
Top Channel