Zv.kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka kryer një inspektim në aksin Korçë – Ersekë.
Sipas saj pritet që në qershor të përfundojnë punimet dhe të hapet rruga.
Gjatë inspektimit të rrugës zv.kryeministrja ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm. Sipas saj paga minimale do rritet në prill me 40 mijë lekë, ndërsa po mendohet që disa biznese të kompensohen për shkak të kostove që i rriten për punonjës.
“Ne po përpiqemi që të gjejmë një instrument financiarë që të mbështesim ato biznese që prodhojnë punësim, të cilët kanë kosto të rritura për efekt të sigurimeve, që vijnë nga rritja e pagës minimale. Pra po punojmë për një paketë ndihme për një sërë biznesesh por edhe individësh-u shpreh Blluku gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Korce-Ersekë.”- tha Balluku.
Kompensimi pritet të prekë kryesisht sektorin fason, përfshihen fabrikat e prodhimit të këpucëve, tekstilit, përpunimi i mishit dhe i peshkut. Ato do të kompensohen për një periudhe dyvjeçare për diferencën e rritjes për punonjës 6 mijë lekë.
Top Channel