Ka dështuar raundi i dytë i votimit për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo pasi 3 kandidatet, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj kanë marrë vota të barabarta me nga 3 secila, duke e shtyrë në raund të tretë votimin.
Raundi i fundit do të mbahet në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00 dhe fituesi do të përcaktohet me short.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte: Fiona Papajorgji – 3 vota; Marjana Semini – 3 vota dhe Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00”-thuhet në njoftim.
Top Channel