Një 15-vjeçar meksikan me disa emigrantë ilegalë në makinën e tij është regjistruar në një garë të çmendur shpejtësie me policinë e Texas, SHBA, para se pasagjerët e tij ilegalë të dilnin e të largoheshin me vrap për të shpëtuar nga autoritetet, njoftonin zyrtarët.
Pamjet e kameras së makinës se policisë që u publikuan dje, tregojnë ndjekjen dramatike që përfundon në një rrugë dheu, rreth 2 km larg kufirit me SHBA në qytezën Mission, Texas.
Shoferi adoleshent ecte me të gjithë shpejtësinë me mjetin e tij Chevrolet teksa patrulla e ndiqte pa u ndaluar.
Pas kthesës në një rrugë të pashtruar, shoferi ndalon dhe zbraz pasagjerët ilegalë në një zonë me pemë, të cilët më pas shpërndahen në të gjitha drejtimet.
#RGV: A 15-year-old from Mexico led a @TxDPS Trooper on a high-speed chase in Mission. The driver & 7 illegal immigrants bailed out & ran – all were apprehended. The driver was charged w/ smuggling & evading. He was processed & booked into juvenile detention. #OperationLoneStar pic.twitter.com/vBWNlSgKZy
— Chris Olivarez (@LtChrisOlivarez) February 15, 2023
Policia tha se më vonë i kishte gjetur ata të gjithë, ndërsa shoferi tyre i paidentifikuar u arrestua dhe u akuzua për trafik njerëzor dhe shmangie ndaj arrestimit.
Më herët këtë muaj një tjetër 15-vjeçar bashkë me një 12-vjeçar të dyshuar si trafikant, u përplasën me makinën e tyre pas ndjekjes së policisë, teksa transportonin një emigrant të paligjshëm, thanë mediat vendase.
Top Channel