Studentët francezë i bashkohen protestave për reformën e pensioneve në Paris (fotot)

16/02/2023 18:03

Studentët braktisën sot universitetin e Sorbonne për t’iu bashkuar protestave në qendër të Parisit kundër rritjes së moshës së pensioneve nga qeveria e majtë e presidentit Macron.

Mathis, student në universitetin Paris-Cité, tha se qeveria po propozon një model shoqëror që nuk është parë apo pëlqyer nga francezët.

“Kjo do të thotë se ne do të shfrytëzohemi më shumë, prindërit tanë do të shfrytëzohen për vite më shumë dhe kjo do të sjellë papunësi te të rinjtë”.

“Ne nuk do të qëndrojmë në shtëpi pa bërë asgjë prandaj jemi këtu në rrugë, për t’i thënë ‘Jo’ të gjithë kësaj. Do të përgatitemi për t’u mobilizuar më shumë, me studentë të tjerë që nuk janë këtu sot”.

24 vjeçarja Ariane, mbështeste kolegun e saj duke thënë se do të angazhohen dhe nxënës të shkollave të mesme për t’iu bashkuar protestës së punëtorëve.

“Ne kemi shumë gjëra për të kërkuar prandaj nuk do të kufizohemi me disa ditë demonstrata, ne duhet të mendojmë për intensifikimin e protestës”, shtoi ajo për rrjetin vendas AFP.

FOTO GALERI
1/6
Mathis, student në universitetin Paris-Cité, tha se qeveria po propozon një model shoqëror që nuk është parë apo pëlqyer nga francezët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA