Perëndimi sheh me dyshim ankorimin e luftanijes ruse në Afrikën e Jugut (fotot)

16/02/2023 18:22

Një frigatë ushtarake ruse është ankoruar dje në portin e Cape Town, para manovrave të kontestuara detare mes Afrikës së Jugut e Kinës.

Konsullata ruse në Cape Town postonte foto të luftanijes “Admiral Gorshkov”, duke thënë se ishte në lundrim drejt portit të Durban “ku do të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta”.

Manovrat e quajtura “Mosi”, që do të thotë “tym” në gjuhën vendase Tswana, do të zhvillohen nga 17 deri në 27 shkurt pranë gjirit Durban dhe gjirit Richards.

Më shumë se 350 efektivë të forcave të Afrikës së Jugut pritet të marrin pjesë me qëllim “këmbimin e aftësive e njohurive operacionale” me Rusinë dhe Kinën, thoshte më herët ushtra vendase, duke shtuar se kjo është stërvitja e dytë e përbashkët mes tre forcave detare.

Zhvillimi vjen pranë përvjetorit të parë të sulmit rus në Ukrainë, i cili nuk është dënuar nga Afrika e Jugut me argumentimin se “kërkon të qëndrojë neutrale.”

Opozita afrikano-jugore ka dënuar manovrat, teksa përfaqësuesi i DA Kobus Marais, tha se kjo “mund ta përfshijë lehtësisht vendin në krime lufte ose në propagandën ruse të luftës”.

FOTO GALERI
1/4
Një frigatë ushtarake ruse është ankoruar dje në portin e Cape Town, para manovrave të kontestuara detare mes Afrikës së Jugut e Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA