Njerëz të mbetur të pastrehë nga tërmeti shkatërrimtar në Siri dhe Turqinë fqinje, shiheshin sot të merrnin ndihma humanitare nga një bamirësi në kampin e improvizuar të qytetit Afrin, në Alepo.
Një rrugë e re e kalimi ndihmash është hapur sot në zonën e kontrolluar nga rebelët, ku ndihmat kanë ardhur më ngadalë prej politikave burokratike mes shteteve ne konflikt.
Disa të mbijetuar të rralla nxirreshin edhe sot nga rrënojat e tërmetit monstruoz me magnitudë 7.8, teksa fokusi ka kaluar tashme në sigurimin e ushqimit dhe strehimit për miliona njerëz në nevojë.
Një karvan prej 11 kamionësh të OKB hyri në Siri nga pika kufitare e sapo-hapur e Bab al-Salama, pasi Damasku pranoi të lejonte ndihmat nga OKB që nuk njeh autoritetin e tij.
Para goditjes së tërmetit, ndihmat humanitare për këtë rajonin veriperëndimor të Sirisë kalonin vetëm nga një pikë kufitare.
Kamionët ishin mbushur me ndihma esenciale si materiale strehimi, dyshekë, batanije e qilima”, tha zëdhënësi i OKB, Paul Dillon, për rrjetin AFP.
SHBA refuzon lidhjet me presidentin sirian Bashar al-Assad, por ka bërë thirrje për bashkëpunim mbi kalimin e ndihmës.
Top Channel