Eno Kadillari 32 vjeç, djali i madh i  familjes Kadillari, ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi prej disa ditësh ai dhe familja e tij nuk kanë një strehë ku mund të jetojnë.

Nga pamundësia për të paguar qiranë i zoti i shtëpisë nuk i lejon më të jetojnë aty. Eno thotë se këtë problem e kanë patur gjithmonë, por në kohën që babai i tij ishte në jetë, pagesën e qirasë në pjesën më të madhe të kohës e mbulonte ai, por që prej dy javësh ai nuk jeton më. Eno tregon se tani ka mbetur vetëm me vëllain 28 vjeç dhe nënën e tij.

Të tre anëtarët marrin mjekim, pasi vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Eno gjithashtu tregon se i vëllai është përdorues i substancave narkotike dhe shfaq herë pas here shenja agresiviteti. Me lot në sy ai kërkon ndihmën e Fiksit vetëm për t’i siguruar një strehë ku mund të fusim kokën.

Gazetarët e Fiks-it përmes qendrës sociale telefonojnë qendrën “Komunitare të Terrenit” dhe i informojnë mbi rastin. Punonjësit social bashkë me mjetin e tyre të transportin mbërritën pranë zyrave të redaksisë së Fiksi-it për t’i ardhur në ndihmë Enos dhe familjes së tij.

Gazetarët bashkë me punonjësit social të Qendrës Komunitare, shkojnë në banesën ku ndodhej mamaja dhe vëllai i Enos për të marrë këta të fundit dhe për t’i dërguar në “Qendrën Strehëza” në Tiranë. Familja u akomudua aty, ku ju ofrua dhe vakti ushqimor. Eno falenderon emisionin Fiks Fare për të gjithë gatishmërinë që treguan për t’u zgjidhur problemin.

Aida Isarai drejtoresha e Qendrës Komunitare të Terrenit në Bashkinë Tiranë u shpreh se rastin e familjes Kadillari po e ndeshin për herë të parë dhe se nuk e kishin trajtuar herë të tjera. Familja Kadillari do të ndihmohen në vijim për t’i siguruar një shtëpi me qira dhe t’i ofrohet gjithashtu bonusi i qirasë i cili është nga 150 deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Deri në  momentin që familja do të stabilizohet përfundimisht ata do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme gjithashtu dhe shërbimet mjekësore tek qendra “Strehëza”. E gjithë periudha për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare situatës së familjes  do të jetë 1deri në 3 muaj. Gjithashtu zonja Isarai falenderom emisonin Fiks Fare për kontributin dhe sensibilizimin që jep për zgjidhjen e të gjitha rasteve me probleme sociale-ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA