Autor i disa vjedhjeve gjatë muajve janar dhe shkurt, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë

16/02/2023 09:47

Një 32 vjeçar është arrestuar pasi ka kryer disa vjedhje gjatë muajve janar dhe shkurt në Lushnjë.

M. G., banues në fshatin Pug të Lushnjës rezulton se ka kryer katër vjedhje si koshere blete, bateri makine apo të mjeteve bujqësore, dhe dyer e dritare të një banese.

Më datë 18 të muajit janar, në lagjen “18 tetori”,  32-vjeçari ka vjedhur 4 koshere blete, në pronësi të B. Gj.

Gjatë muajit shkurt, më datë 7 ka vjedhur një bateri automjeti të G. T., në lagjen “18 tetori”. Më datë 12 të muajit shkurt , po ashtu në lagjen “18 tetori”, ka vjedhur bateritë e mjeteve bujqësore të A. H.. Gjithashtu më datë 14 të muajit shkurt, në fshatin Plug, ka vjedhur dyer dhe dritaret e banesës së A. Q.

32-vjeçari ka qenë disa herë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Dyshohet se mund të ketë kryer edhe vjedhje të tjera, ndërsa sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA