Sulmuesi amerikan dënohet përjetë për masakrën raciste në supermarket (fotot)

15/02/2023 20:45

Payton Gendron, vrasësi i dhjetë njerëzve me ngjyrë në masakrën Buffalo, New York vitin e kaluar, është dënuar sot me burgim të përjetshëm.

19 vjeçari Payton Gendron u shoqërua jashtë sallës teksa një nga të afërmit e viktimave tentoi ta sulmonte, para se të ndalohej nga rojet e sigurisë.

Më herët Simone Crawley, mbesa e viktimës 86-vjecare Ruth Uitfield, quante Gendron “një racist dinak”, teksa të tjerë të afërm të viktimave shprehën zemërimin e tyre.

Gendron ka pranuar më herët akuzat e “terrorizmit të brendshëm” për masakrën e urrejtjes në maj në Buffalo, e cila dënohet automatikisht me burgim të përjetshëm pa liri me kusht.

Ai kishte planifikuar sulmin prej kohësh në tregun e Buffalo ku jeton një popullatë e madhe afro-amerikane në zonat rrethuese.

Asokohe 18-vjeçari erdhi me makinë  nga rreth 300 km larg për të vrarë sa më shumë nejrëz, thanë prokurorët në gjyq.

I pajisur me veshje anti-plumb dhe automatik AR-15, Gendron vrau katër njerëz në parking para se të vijonte masakrën brenda dyqanit.

FOTO GALERI
1/3
Payton Gendron, vrasësi i dhjetë njerëzve me ngjyrë në masakrën Buffalo, New York vitin e kaluar, është dënuar sot me burgim të përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA