Ishin akomoduar në të njëjtin hotel, sherr masiv mes futbollistëve rusë dhe ukrainas

15/02/2023 13:55

Futbollistët rusë dhe ukrainas janë përleshur në një hotel në qytetin turk të Antalias, ku janë shpërngulur për përgatitjet dimërore.

Siç raporton gazeta ruse “Sport-Express”. Sherri ka ndodhur në hotelin “Royal Seginus”, ku këto ditë po qëndrojnë lojtarët e Shinnik, që luan në divizionin e dytë, dhe ukrainasit Minai, pjesë divizionit të nderit.

Sipas burimeve ruse, sherri filloi kur ukrainasit u përpoqën të detyronin një anëtar të klubit rus të këndonte himnin e vendit të tyre.

Ndërkohë burimet ukrainase shpjegojnë se shkak për sherrin ishte sjellja e papërshtatshme me stafin e hotelit të një rusi, që kishte konsumuar shumë alkool, gjë që nxiti reagimin e lojtarëve të Minái-t.

Përleshjes fillestare iu bashkuan disa lojtarë të Shinnikut, kështu që përplasja degjeneroi në një betejë të ashpër, e cila shkaktoi disa të plagosur lehtë.

Futbollistët u ndanë nga anëtarët e stafeve teknike dhe nga stafi i hotelit. Klubi i Minait kishte kërkuar të mos qëndronte në të njëjtin hotel me skuadrat e tjera ruse, por tërmeti që tronditi vendin detyroi disa klube të qëndrojnë në të njëjtin hotel.

Pas konfliktit, drejtuesit e Shinnik vendosën të largoheshin, duke u akomoduar në një hotel tjetër për arsye sigurie.

Janarin e kaluar, sipas shtypit rus, ukrainasi Danil Sikan goditi me grusht një turist rus të dehur në Turqi, pasi ai bërtiti “Lavdi Rusisë!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA