Inside Story/ Foto me McGonigal, lidhja e zyrtares së PD-së me ortakun e ish-agjentit

15/02/2023 21:55

Një prej fotove që tërhoqi mjaft vëmendje nga udhëtimet e tij në Shqipëri është ajo me Enri Çenon dhe Fjoralba Dizdarin, të dy funksionarë në Partinë Demokratike.

Enri Çeno, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në selinë blu ndërsa Dizdari anëtare e Këshillit Kombëtar.

Kjo e fundit, në një reagim publik ka sqaruar se fotoja e fiksuar 5 vite më parë ishte rastësore dhe është bërë me insistimin e McGonigal.

“Kjo foto është bërë me insistimin e tyre dhe pranuam pa asnjë kompleks. Tavolinës i’u shtuan zyrtarë të Partisë Socialiste dhe ne nuk ndenjëm gjatë, u larguam. Ka qenë hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me këtë njeri, ndryshe nga zyrtarë të lartë të qeverisë Rama”.

Nëse analizon prejardhjen e Dizdarit, ajo rrjedh nga një familje tropojane nga fshati Shkëlzen. Nga i njëjti fshat e ka origjinën edhe Shefqet Dizdari, biznesmeni dhe avokati që rezulton ortak i McGonigal. Pra, mes tyre ka një lidhje fisnore. Pak më poshtë, do të zbërthejmë edhe interesat në biznes.

Ajo që del nga analizimi i kontakteve është miqësia e ish agjentit të FBI me të dy krahët e politikës. Sot që flasim, çështja ka një karakter politik dhe asnjë impakt penal. Të paktën për momentin.

“Në atë dokument ku përmendet edhe emri zotit Rama flitet dhe foto përgjime dhe dokument tjetër që lidhet drejtpërdrejtë me këtë çështje që mbështet akuzën por këto të dhëna nuk janë publikuar, që do të thotë që në moment shqyrtimi nga gjykata kanë pasur një lloj diksresioni”, u shpreh Redi Ramaj, avokat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA