Miliarderi Elon Musk ka dhënë sinjale sot se do të dorëhiqet si drejtor ekzekutiv i rrjetit Twitter në fund të vitit 2023.

Duke folur në një lidhje video me Samitin e ‘Qeverisë Botërore’ në Dubai, Musk tha se është duke kërkuar për një pasues deri në fund të vitit, pas marrjes së kontrollit të rrjetit social.

“Mendoj se ka nevojë ta stabilizoj këtë organizatë dhe të sigurohem që të jetë financiarisht në një vend të shëndoshë,” tha Musk.

“Besoj se deri në fund të vitit duhet të ketë një kohë e mirë për të gjetur dikë që të drejtojë kompaninë”, shtoi ai.

Musk raportohet se ka bërë pasurinë e tij me kompaninë PayPal, e më pas me SpaceX dhe kompaninë e makinave elektrike Tesla.

Blerja e tij e fundit prej $44 miliardë e Twitter u prit me reagime të përziera, teksa disa mendonin se do të ishte një fillim i ri për platformën.

Musk foil për rreth 35-minuta ku mes të tjerave përmendi “frikën nga inteligjenca artificiale” alienët dhe shembja e civilizimit. Ndërsa pyetjeve të vazhdueshme për Twitter ai vijonte t’i lidhte me Tesla e SpaceX si impenjimet e tij kryesore.

“Blerja e Twitter ishte si krijimi një kompanie te re teknologjie, por së prapthi,” tha ai. “Ka akoma punë për ta bërë Twitter një kompani të qëndrueshme”.

Marrja e kontrollit të Twitter nga Musk është shoqëruar me shkurtime të konsiderueshme nga puna dhe reduktime kostosh.

Musk raportohet se duhet të paguajë rreth $1 miliardë dollarë në vit për blerjen e tij dhe është përpjekur të maksimizojë fitimet e kompanisë.

Në lidhje me alienët ai tha: “Nuk kam parë ende teknologji apo jetë aliene, mendoj se di diçka prej SpaceX, nuk jam fare i paditur për këtë, punoj me hapësirën”.

Musk tha mes të tjerash se fëmijët e tij janë “të programuar nga interneti, nga Reddit e YouTube”. Ai paralajmëroi se inteligjenca artificiale duhet të rregullohet me kujdes, teksa e krahasonte me një bombë “në civilizimin që po bëhet një”.

FOTO GALERI
1/3
Duke folur në një lidhje video me Samitin e ‘Qeverisë Botërore’ në Dubai, Musk tha se është duke kërkuar për një pasues deri në fund të vitit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA