U përfshinë në plagosjen e dy policëve gjatë protestës së opozitës, në ndjekje penale një i mitur, në kërkim një 30-vjeçar

14/02/2023 10:30

Një 30 vjeçar është shpallur në kërkim dhe një i mitur është në procedim penal në gjendje të lirë për shkak të veprimeve të dhunshme gjatë protestës së opozitës.

Gjatë tubimit të ditës së djeshme G. A., dhe 16-vjeçari kanë hedhur lëndë piroteknike si flakadanë dhe kapsolla, në drejtim të policisë.

Si pasojë janë dëmtuar dy punojës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA