Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko/ Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka

14/02/2023 10:17
Vrasja e Santiago Malko

Kur kanë kaluar më shumë se 3 vite nga ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko në Tiranë është vënë në pranga ideatori i kësaj ngjarje të rëndë.

Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka u arrestua në një provincë të Brukselit në Belgjikë. 37-vjeçari, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtës pa leje, është arrestuar, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit, vendndodhja e të cilit u zbulua nga Fast Albania, që informuan më pas homologët belgë.

Interpol Tirana po vijon punën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Pasditen e  27 gusht të vitit 2019 një skuadër e përbërë nga 7 persona monitoroi lëvizjen e Santjago Malkos që njihej si  krahu i djathtë të mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Ata bashkërenduan lëvizjet me dy ekzekutorët për të kryer eleminimin në një aks plot lëvizje e kamera. Kreu i klanit “Duka” dhe Martianaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, pasoi në disa ngjarje kriminale.

Grupi kriminal i drejtuar nga vëllezërit Duka i kryesuar nga Leonard Duka, kishte planifikuar në vitin 2019 një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe për këtë arsye iu duhej informacion për të gjitha lëvizjet e këtij shtetasi.

Për këtë arsye ata kishin vendosur të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e Martinajt. Hetimet zbuluan se ata paguan 30 mijë euro një punonjëse të një agjencie turistike si dhe të fejuarin e saj për të ndjekur lëvizjet e tij jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA