Ligj për të mbrojtur gazetarët/ Propozimi në Kuvend: Burg për kërcënimet ndaj punonjësve të medias

14/02/2023 16:28

Sulmi me armë pak ditë më parë  ndaj gazetarëve të Fiks Fare teksa po filmonin gërryerjen e basenit të lumit Zezë, janë dëshmi autentike se sa të kërcënuar janë reporterët e terrenit dhe sa i pasigurtë është mjedisi ku ata për ditë ushtrojë detyrën  e tyre.

Profesionistët e medias që hetojnë krimin dhe korrupsionin e politikanëve apo elementeve të botës se erret të krimit janë veçanërisht më të kërcënuarit në Shqipëri.

Deputetja Ina Zhupa propozon që gazetarëve t’i garantohet mbrojtje ligjore njësoj si mjekeve dhe policëve, ndërsa kërkon ashpërsimin e dënimeve penale në rastet e dhunimit apo kanosjes së tyre.

“Vetëm  ditët e fundit kemi disa raste, ku janë dhunuar gazetarët e të emisionit FIKS FARE dhe Report TV, dhe gazetarë të tjerë të cilët marrin mesazhe kërcënuese, apo kanosen gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si gazetarë. Mos të harrojmë që punonjësit e medias, që nga reporteri, kameramanët, gazetarët të gjithë vënë edhe jetën e tyre në rrezik shpeshherë për të raportuar lajmin. Dhe ky është një mision. Dhe për aq kohë sa gazetari është duke kryer një mision, dhe për këtë mision fisnik që bën ndaj qytetarëve merr edhe kërcënime, merr edhe kanosjen, merr edhe dhunimin, atëherë ashpërsia duhet të jetë maksimale“, tha Ina Zhupa.

Në pjesën me të madhe intimidimi apo ekspozimi i punonjësve te medias në Shqipëri i vjen nga politika, të cilin nxisin jo pak here retorike dhune ndaj gazetarëve te terrenit.

Projektligji i ligjvënëses demokrate synon dënime nga një deri në 5 vite në rastet e goditjes për shkak të detyrës dhe 1 deri në 3 vite në rastet e kanosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA