U dhunua verën e shkuar në Tiranë, ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja
13/02/2023 10:26
Ka ndërruar jetë 22-vjeçarja Joy Ayoko, e cila u gjet e dëmtuar rëndë jashtë rezidencës ku banonte në Tiranë gjatë gushtit të vitit të kaluar.
E reja punonte në një kazino në kryeqytet dhe në rrethana të paqarta u gjet e dëmtuar jashtë rezidencës.
Policia dyshon se e reja është rrezuar nga kati i 2-të, ndërkohë Prokuroria po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë autor për këtë ngjarje.
Joy Ayoko ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar. Ajo largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj ku pas përpjekjeve për ta nxjerrë nga koma ndërroi jetë.
Top Channel