Gjermania hap dyert për të prekurit e tërmetit: Vizë brenda pesë ditësh, qëndrim 3 muaj!

13/02/2023 13:51

Vende të ndryshme të botës u solidarizuan shumë shpejt me Turqinë e Sirinë e goditura nga tërmete shkatërrimtare, e po përpiqen të asistojnë në çdo mënyrë të mundshme.

Për këtë arsye, qeveria gjermane ka vendosur të lehtësojë mbërritjen e të afërmve nga zonat e tërmetit në Turqi tek familjet e tyre në Gjermani, ndërsa për sirianët është pak më e vështirë sepse ata duhet të shkojnë në ambasadat jashtë vendit në Aman, Bejrut apo Stamboll pasi ambasada gjermane në Damask është e mbyllur.

Gjermanët do të anashkalojnë shumë burokracira, duke nisur që nga koha e përpunimit të vizës: Ministria e Jashtme në Berlin njoftoi se kjo gjë tashmë do të realizohet brenda 5 ditëve, nëse paraqitet pasaporta turke dhe të gjitha dokumentet e kërkuara janë të plota. Nga dita e sotme ka nisur lëshimi i vizave në të gjitha përfaqësitë gjermane në Turqi, e për të përballuar fluksin e kërkesave, është shtuar dhe personeli i përfaqësive konsullore.

Njerëzit nga zonat e katastrofës do të mund të qëndrojnë tre muaj tek të afërm të shkallës së parë ose të dytë në Gjermani. Dhënia në formë të përshpejtuar e vizave do të jetë për ata që janë të prekur rëndë nga tërmeti: kur janë të pastrehë apo kanë lëndime që duhen trajtuar.

Ajo që dihet është se familjet pritëse duhet të nënshkruajnë një deklaratë, ku të tregohen të gatshëm, se do të marrin përsipër të gjitha shpenzimet: ato të jetesës, trajtime eventuale në spitale dhe kthimin e mëvonshëm. Do të ndihmohen po kështu edhe personat që kanë humbur pasaportën gjatë tërmetit, e për këtë, zyrtarë të ministrisë së jashtme gjermane janë duke zhvilluar bisedime me autoritetet turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA