Video/ 70-vjeçarja shpëtohet mrekullisht pas 122 orësh e bllokuar nën rrënoja në Turqi

11/02/2023 08:29

Një grua 70-vjeçare, e bllokuar nën rrënoja nga tërmeti në Kahramanmaras, u shpëtua pas 122 orësh.

Shpresat thuajse janë shkuar nga ekipet e shpëtimit për të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa zemra e 70-vjeçares i ka rezistuar bllokimit, mungesës së ujit, ushqimit dhe të ftohtit.

 

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 23 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve. Shifrat e reja, të cilat çdo ditë po rriten, përfshijnë mbi 19.888 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3.500 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u lënduan.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA