Shkodër/ Dogjën një magazinë ushqimore dhe sulmuan policinë, në pranga dy 26-vjeçarë

11/02/2023 13:05

Dogjën një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune dhe kundërshtuan me dhunë dhe kanosën për vrasje punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë dy 26-vjeçarë nga Bushati i Shkodrës.

Pas njoftimit se në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, kishte rënë zjarr në një magazinë, policia është nisur në vendit të ngjarjes.

Bazuar dhe në informacionet për 2 persona si autorë të ngjarjes, kanë lokalizuar në fshatin Rranxa, një automjet me të cilin po qarkullonin dy 26-vjeçarët dhe i kanë bërë shenjë për ndalim.

Në momentin e ndalimit, A. S. dhe P. D. kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur për vrasje punonjësit e Policisë, por ata janë neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Magazina e djegur ishte në pronësi të shtetases Z. Gj.

Ende nuk dihet qëllimi i tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

“Vau i Dejës, Shkodër/ Dogjën një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune, kundërshtuan me dhunë dhe kanosën për vrasje punonjësit e Policisë, arretohen në flagrancë dy 26-vjeçarë nga Bushati i Shkodrës.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas njoftimit se në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, kishte rënë zjarr në një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune, menjëherë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.Gjatë rrugës për në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për 2 shtetas si autorë të dyshuar të ngjarjes, kanë lokalizuar në fshatin Rranxa, një automjet me të cilin po qarkullonin 2 shtetas dhe i kanë bërë shenjë për ndalim. Në momentin e ndalimit, shtetasit A. S. dhe P. D. kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur për vrasje punonjësit e Policisë, por falë reagimit të punonjësve të Policisë, ata janë neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasit A. S., 26 vjeç dhe P. D., 26 vjeç, të dy banues në Bushat, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune, në Fshatin e Ri, në Vaun e Dejës, në pronësi të shtetases Z. Gj. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA