Protesta anti-emigrantë në Liverpool u nxit nga video ku refugjati ngacmonte 15-vjeçaren vendase për numrin e telefonit (fotot)

11/02/2023 21:04

Protesta e dhunshme e natës së mbrëmshme para një hoteli emigrantësh pranë Liverpool në veriperëndim të Britanisë, ishte nxitur nga zemërimi i komunitetit prej një videoje online ku një vajzë shkolle shihej që ngacmohej seksualisht nga një i huaj 25-vjeçar, që besohet e ishte rezident i hotelit.

Në video personi dëgjohet që ndalon vajzën 15-vjeçare me uniformë shkolle, duke i kërkuar numrin e celularit. Adoleshentja që filmoi episodin dëgjohet që i kërkon burrit me mjekër moshën e tij.

Kur ai përgjigjet se ishte 25 vjeç, vajza inteligjente i thotë: “Ti nuk e njeh këtë vend, për këtë që po bën mund të shkosh në burg”.

Video besohet se është regjistruar të martën në Kirkby, pranë Liverpool, rreth 2 km larg hotelit të refugjatëve Suites Hotel, ku strehohen azil-kërkuesit dhe ku u zhvillua protesta e dhunshme e të premtes.

Pamjet ishin shikuar më shumë se 150,000 herë në Twitter dhe shumë nga komentet pohonin se burri banonte në hotelin në fjalë.

Mbrëmjen që shkoi protestuesit erdhën pranë hotelit dhe dogjën një makinë policie duke brohoritur: “Largojini prej këtu! Ky është qyteti ynë!”.

Policia në vendngjarje u godit me gurë dhe objekte të të gjitha llojeve teksa rreth 15 persona u arrestuan gjatë trazirave.

Zyrtarët në Britani thanë se “megjithë situatën e krijuar, kjo nuk duhet te reflektohet në sulme ndaj policisë”.

Ndërkohë nëna e vajzës në video, tha per mediat se e bija ka pasur kriza ankthi që prej episodit.

Ajo tha për rrjetin vendas Liverpool Echo: “Vajza kishte dalë nga shkolla dhe po kthehej në këmbë në shtëpi kur ky personi e pyeti nëse mund t’i bënte një foto dhe të merrte numrin e saj të telefonit”.

“Prandaj ajo nxorri celularin dhe nisi ta filmonte, edhe pse ai besonte se do t’i jepte numrin e telefonit. Ajo ishte e tmerruar edhe pse veproi guximshëm”.

“Vajza erdhi në shtëpi me kriza paniku. Ajo dhe asnjë fëmijë tjetër nuk duhet të kalojnë në këto situata, imagjino sikur të kishte qenë natën”.

FOTO GALERI
1/5
Në video personi dëgjohet që ndalon vajzën 15-vjeçare me uniformë shkolle, duke i kërkuar numrin e celularit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA