Pas tre orëve protestë të opozitës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i është rikthyer normalitetit dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.
Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, nisën menjëherë punën për pastrimin e rrugëve dhe të lulishteve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar kolegët për rehabilitimin e hapësirave publike në kohë rekord.
“Faleminderit skuadrës fantastike të pastrimit dhe riparimeve të Qytetit të Tiranës, për rekuperimin në kohë rekord të hapësirave publike, pas “revolucionit” të radhës! ♻️
Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet”, shkruan Veliaj.
Falemnderit skuadres fantastike te pastrimit e riparimeve te @CityOfTirana per rikuperimin ne kohe rekord te hapesirave publike pas “revolucionit” te rradhes! ♻️
Cdo gje xixe, per nje fundjave te bukur te familjeve te Tiranes te majta e te djathta, ne 103 Vjetorin Kryeqytet! 🙏🏻 pic.twitter.com/4z2DMD9uET
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 11, 2023
Top Channel