Sulmi me 12 të vrarë në Sydney, Netanyahu sulmon kryeministrin australian: I thashë se qeveria e tij po i hedh benzinë zjarrit të antisemitizmit
John Tory ka pranuar marrëdhënien në një deklaratë dhe ka kërkuar ndjesë ndaj familjes dhe gruas së tij, si dhe ndaj “të gjithë atyre të lënduar nga veprimet e mia”.
Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë, Toronto ka dhënë dorëheqjen pak pasi e përditshmja ‘Toronto Star’ zbuloi se ai kishte një lidhje intime me një ish-anëtare të stafit.
68 vjeçari John Tory, pranoi lidhjen jashtë-martesore në deklaratën e tij të dorëheqjes, duke thënë vetëm se punonjësja në fjalë, nuk ishte më pjesë e administratës së bashkisë.
Tory nuk e identifikoi të dashurën e tij sekrete vartëse.
“Më vjen keq dhe i kërkoj ndjesë qytetarëve të Toronto, dhe të gjithë atyre që janë lënduar nga veprimet e mia,” tha dje Tory.
Ai shtoi se do të bashkëpunonte me zëvendësen Jennifer McKelvie, për të siguruar një tranzicion të mirë të administratës së re.
Tory u zgjodh kryebashkiak në 2014 pasi mundi në zgjedhje Doug Ford, i cili pak më herët ishte “goditur” nga një skandal abuzimi me alkool dhe kokainë.
Tory ishte në mandatin e tij të tretë si kryebashkiak.
Top Channel