Në një lagje të Kahramanmaraş, një 15-vjeçar u shpëtua nga rrënojat pas 60 orësh punë të përkushtuar nga ekipet për 6 orë.
Fjala e parë e të riut, i cili fillimisht u takua me nënën e tij dhe më pas u nxor nga rrënojat, ishte “jashtë është më ftohtë”.
Pas tërmetit që ndodhi më 6 shkurt, 15-vjeçari Abdullah Gümüştoki, i cili ishte nën rrënoja u shpëtua me ndihmën e një ekskavatori të sjellë në zonë.
Së pari, ekipet që folën me Abdullahun përmes një vrime të vogël të hapur, i dhanë mbështetje me ujë dhe ajër dhe e bënë atë të takohej me xhaxhain dhe nënën e tij, të cilët prisnin te rrënojat.
Djali 15-vjeçar duke mbajtur dorën e nënës i tha nënës së tij “Të dua shumë”. Me punën e kujdesshme të ekipeve mjekësore dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, i riu është shpëtuar.
Top Channel