Tërmeti prek ekonominë, porti i katërt më i madh i Turqisë ende mes flakësh

10/02/2023 10:40

Porti Iskenderun në Turqi vazhdon të digjet që pas marrjes flakë nga lëkundjet e tërmetit të Turqisë raporton ekipi i Top Channel, i cili po shkon drejt një ndër zonave më të prekura të tërmetit, në Antakya.

Gazetari i Top Channel Artur Bibe, së bashku me operatorët sjellin pamje të portit, mes qindra kontejnerëve të djegur.

Një shkëndijë elektrike nga tërmeti bëri që porti të marrë flakë dhe të shkatërrohet pothuajse plotësisht pasi ende nuk është fikur zjarri edhe pas shumë pompave uji, apo avionë kanader.

Tërmeti mesa duket thotë Bibe ka prekur ndjeshëm edhe ekonominë pasi dhjetëra ndërmarrje dhe fabrika janë shkatërruar, duke goditur rëndë infrastrukturën industriale të vendit.

Reja toksike e krijuar nga tymi i zjarrit ka mbuluar pothuajse gjithë zonën.

“Ndodhemi në portin e Skënderumit , këtu ku prej pesë ditësh pothuajse po digjet porti.
Ishte një shkëndijë elektrike e krijuar nga lëkundjet e tërmetit. Janë me qindra kontenjerë të djegur të cilët vazhdojnë dhe digjen. Në pamundësi për të fikur flakët, turqit kanë gjetur një zgjidhje me origjinale, po përdorin avionët kanader.

Siç e shikoni po e fikin me avion. Në fakt duket sikur nuk bën shumë punë por gjithsesi është pamja e një porti pothuajse të shkatërruar të djegur tërësisht. Tërmeti duket se nuk ka shkatërruar vetëm infrastrukturën e vendit por edhe ekonominë. Dëmet në këtë port janë të pallogaritshme, si ky port janë me dhjetëra ndërmarrje dhe fabrika të shkatërruara. Do të ketë besoj një rënie të ndjeshme ekonomike pikërisht sepse është goditur rëndë infrastruktura industriale e vendit.

Reja toksike ka mbuluar pothuajse të gjithë qytetin, në fakt ka disa ditë që vazhdon digjet dhe nuk po fiken flakët pavarësisht sasive të mëdha të ujit që hidhet nga pompat dhe avionët”, raporton gazetari Artur Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA