Për të disatën herë ish-ministri Sajmir Tahiri dhe avokati i tij Maksim Haxhia nuk paraqiten në seancën gjyqësore, e për pasojë seanca shtyhet.

Të paqarta mbeten shkaqet e mosparaqitjes, nisur nga fakti se kërkesa për këtë proces ka ardhur nga vetë Tahiri. Ish-ministri kërkon njohjen e shlyerjes së një pjese të dënimit fillestar.

Ndërkohë, Tahiri i është drejtuar edhe me një kërkesë tjetër gjykatës se Elbasanit ku kërkon uljen vjetore të dënimit me 90 ditë që përfitohet në rast sjellje të mirë.

Nuk dihet nëse edhe ky proces do të ketë fatin e të parit.

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA