
23/02 23:03
Një nënë e dëshpëruar që kërkon me ngulm fëmijët e saj. Tragjedi të rënda vijnë nga Hatay i shkatërruar tërësisht nga tërmeti në Turqi.
Pesë fëmijët e saj ndodhen nën rrënoja dhe deri më sot nuk janë bërë kërkime në shtëpinë e tyre. Me dhimbje dhe indinjatë, ajo thërret ekipet e kërkim shpëtimit. Ngjarjen e raporton drejtpërsëdrejti gazetari i Top Channel Artur Bibe.
Më në fund duket se do të ketë diçka. Shohim që ekipet po hynë në godinë dhe po thonë diçka. Një kurajo dhe guxim i paparë sepse të kontaktosh autoritetet këtu është shumë e vështirë, thotë Bibe.
Top Channel