Këto pamje të përcjella nga gazetari Artur Bibe vijnë nga Antakya, një ndër qytetet më të prekura  nga tërmeti në juglindje të Turqisë.

Sikurse shihet nga pamjet, ekipet e kërkim shpëtimit punojnë pa pushim në këto orë kritike për të mbijetuarit të cilët kanë mbetur ende nën rrënoja prej më shumë se 100 orësh.

Janë familjarë që presin me padurim se çfarë kanë gjetur ekipet e shpëtimit. Janë mbledhur të gjithë me shpresë. Anëtarët e ekipit të shpëtimit rrezikojnë duke u futur në zona të vështira”- thotë gazetari Bibe gjatë raportimit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur ende njerëz të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

6.500 punonjës shpëtimi nga 56 vende dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare i janë bashkuar personelit lokal të emergjencës në përpjekjet e shpëtimit. Por shkalla e shkatërrimit nga tërmeti dhe pasgoditjet e tij të fuqishme është aq e madhe dhe e përhapur në një zonë të gjerë sa që shumë njerëz ende presin ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA