Një tjetër mrekulli pas 90 orësh, foshnja 10-ditore shpëtohet nga rrënojat e tërmetit

10/02/2023 09:50

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi, të cilat vazhdojnë punën e tyre në Hatay, shpëtuan një foshnje 10-ditore.

Yağız Ulaş u nxorr nga rrënojat me nënën e tij, rreth 90 orë pas tërmetit.

Ndërsa 92 orë pas tërmetit, nënë e bijë u shpëtuan nga rrënojat…

Në rrënojat e ndërtesës 5-katëshe Manolya, e cila u shkatërrua në distriktin Hayrullah të rrethit qendror Onikisubat, ekipet shpëtuan një nënë 65-vjeçare me kancer dhe vajzën e saj 33-vjeçare Mihriban Sulltan Özçelebi, të cilët ishin nën rrënoja.

Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA