Mijëra ndërtesa të rrafshuara, banorët aktivizohen vetë për gjetjen e trupave! Ekipet e shpëtimit nuk mjaftojnë

10/02/2023 18:43

Mijëra ndërtesa janë shkatërruar në Turqi pas tërmetit famëkeq të 6 shkurtit që i mori jetën mbi 21 personave.

Sipërfaqja ku ka vepruar tërmeti është aq e madhe sa nuk i jep mundësi ekipeve të shpëtimit të punojnë në të gjitha zonat, ndaj në disa zona të prekura vetë banorët janë aktivizuar në kërkimin e trupave nën rrënoja.

Gazetari i Top Channel Artur Bibe ka sjellë pamje nga qyteti Hatay në Turqi, ku duken shumë familje të mbetura pa strehë dhe banorë që gërmojnë nën gërmadha me shpresën për të gjetur trupa të gjallë.

Qytetarët kanë ndezur zjarre në mënyrë që të mund ti rezistojnë të ftohtit me të cilin po përballen këto ditë të acarta, ku duket edhe një vogëlushe të cilës pavarësisht zymtësisë së situatës nuk nuk i mungon buzëqeshja në fytyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA