Fillimi i muajit mars pritet ti japë fund sagës për drejtimin e Partisë Demokratike. Pothuaj një vit pasi Enkelejd Alibeaj kërkoi zhbërjen e vendimit Zhukri që riktheu Sali Berishën në selinë blu, gjykata e apelit dha sinjale se sherri i demokrateve për logon dhe vulën e partisë do zgjidhet me date 3 mars.
Treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Elona Mihali dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja do vendosin mbi fatin e partisë më të madhe te opozitës vetëm tri dite para se te skadojë afati që partitë politike kane për tu regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si garuese ne betejën e pranverës, duke shmangur ne këtë mënyre skenarin qe Partia Demokratike te rrinte jashtë zgjedhjeve. Kjo do te thotë se nga cilado ane te anoje peshorja e drejtësisë, partia me e madhe e opozitës do këtë mundësinë te regjistrohet si subjekt garues në zgjedhjet e 14 majit.
Prej 25 marsit te vitit 2022, Partia Demokratike ka pronar, ish pronarin e vjetër. Sali Berisha u rikthye ne selinë blu me një vendim te shkalles se pare, vendim që prodhoi një konflikt të paprecedent juridik pas padisë së Enkelejd Alibeaj që kërkoi zhbërjen e vendimit Zhukri, por demokratët priten 12 muaj që gjykata e apelit të caktonte një datë që mund të vendoste paqen mes demokratëve.
Ky vendim i Apelit do të paraprihet nga një tjetër vendimmarrje në ditën e parë të muajit mars, pasi grupimi i drejtuar nga Sali Berisha ka kërkuar çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar në gjykatë dhe njohjen e Kuvendit të stadiumit.
Top Channel