Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Gadishullin e Ballkanit do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin Shqiptar.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, ku më të fokusuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa zona bregdetare do të vijoj të mbizotërohet nga kthjellimet edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Dita e premte sjellë tërheqje të ndjeshme të kësaj masa ajrore shumë të ftohët duke bërë që të kemi dhe rritje të temperaturave të ajrit në Kosovë, ku minimalet gjatë mëngjeseve mbeten në vlera negative duke shënuar edhe -7°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA