Gjashtë zemra rrahin pas 100 orësh nën rrënoja, shpëtohet mrekullisht familja në Turqi

10/02/2023 12:59

Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje janë shpëtuar pasi kaluan 101 orë të bllokuar nën rrënoja në Turqi pas tërmetit shkatërrues.

Familja prej gjashtë anëtarësh arriti të mbijetonte duke u grumbulluar së bashku në një hapësirë të vogël ajri nën një ndërtesë të shembur në Iskenderun, provincën Hatay.

Shpëtimet pas kaq shumë orësh janë mrekulli, pasi shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, katër ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi rajonin kufitar midis Turqisë dhe Sirisë , duke vrarë më shumë se 20,000 njerëz.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur ende njerëz të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

6.500 punonjës shpëtimi nga 56 vende dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare i janë bashkuar personelit lokal të emergjencës në përpjekjet e shpëtimit. Por shkalla e shkatërrimit nga tërmeti dhe pasgoditjet e tij të fuqishme është aq e madhe dhe e përhapur në një zonë të gjerë sa që shumë njerëz ende presin ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA