Gazetari raporton brenda shtëpive të rrënuara, trupat e pajetë ende në dysheme

10/02/2023 17:38

Qindra mijëra trupa të pajetë nga tërmeti që goditi vendin, janë ende brenda shtëpive dhe mes rrënojave në Turqi.

Gazetari i Top Channel Artur Bibe raporton nga një godinë e dëmtuar në Hatay nga lëkundjet e forta sizmike që janë ndjerë në Turqi prej së hënës. Tronditës është fakti që brenda godinave ka ende trupa të pajetë, që askush nuk ka ardhur për t’i marrë.

Ekipet turke të kërkim-shpëtimit dhe ekipe nga gjithë bota, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovës, prej ditësh vazhdojnë kërkimet intensive për të nxjerrë të mbijetuar dhe trupat e pajetë nga rrënojat.

Mbi 22 mijë është numri i viktimave deri më tani nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Zyrtarët turq dhe mjekët thonë se 18.991 njerëz kanë vdekur atje për shkak të tërmetit, ndërsa ka pasur 3.377 të vdekur në Siri, sipas agjencisë së lajmeve AFP, duke e çuar totalin aktual në 22.368.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA