Gazetari Artur Bibe raporton situatën nga Turqia, mes godinave të rrënuara si pasojë e tërmeti që goditi vendin të hënën.
Teksa udhëton në rrugën e mbushur me inerte mes pallave të anuara, Bibe tregon se situata është tejet e rëndë.
“Po futemi në një zonë në qytet që është totalisht e shkatërruar. Nuk ka fjalë ta përshkruajmë atë që po shikojmë. Godinat mbi kokën tonë janë gati të rrëzohen. Po kërkojmë një rugëdalje. Është e tmerrshme kjo që po përjetojmë këtu.”.
Familjet janë duke marrë sendet e tyre gati për t’u larguar, ndërsa kudo ka ekipe që nxjerrin trupa pajetë, ndërkohë që godinat janë të gjitha gati për t’u rrëzuar.
Mbi 22 mijë është numri i viktimave deri më tnai nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Zyrtarët turq dhe mjekët thonë se 18.991 njerëz kanë vdekur atje për shkak të tërmetit, ndërsa ka pasur 3.377 të vdekur në Siri, sipas agjencisë së lajmeve AFP, duke e çuar totalin aktual në 22.368.
Top Channel