16 foshnja të paidentifikuara kanë dalë nga rrënojat dhe u dërguan në spitalin e qytetit të Ankarasë Etlik me aeroplanin presidencial rreth orës 20:00 të së mërkurës në mbrëmje.
“Të shohësh 16 të porsalindur vetëm në inkubatorë, të dish se kanë dalë nga rrënojat ose të mendosh se kanë humbur familjet e tyre nuk është dhimbje e padurueshme. Për herë të parë në jetën time po shkruaj një lajm duke qarë”, shprehet një gazetare turke.
E para që i vizitoi ishte Zonja e Parë Emine Erdogan, gruaja e Presidentit Erdogan. Dy nga foshnjat e grupmoshës nga 6 ditë deri në 2 muaj kanë lindur para kohe dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
64 fëmijë, mes tyre 16 foshnja, po trajtohen në spitalin e qytetit Etlik. Fëmijë turq, sirianë, afganë. Ata marrin një trajtim të veçantë nga psikologë dhe psikiatër. Në të njëjtën kohë, ata po përpiqen të mësojnë informacionin e familjeve të tyre. Ka nga ata që janë 5 vjeç dhe nga ata që janë 17 vjeç.
“Prindërit e mi ishin mbi mua, i pashë të vdisnin”, tha një fëmijë.
“Këta krahë nuk janë të mitë, të mitë ishin të vegjël. Janë krahët e vëllait tim”. (Ai është 5 vjeç dhe i janë fryrë krahët sepse ishin të shtypur dhe vëllai i tij është nën rrënoja)
Derisa të shpëtohej një fëmijë tjetër nga rrënojat, ai duhej të kujdesej për kufomën e babait të tij, i cili ishte varur në kolonë.
Top Channel