Ekskluzive/ E mbijetuara në Turqi flet për Top Channel: U hodha nga ballkoni me nipin, vajza theu këmbën

10/02/2023 13:31

Një e mbijetuar në zonën e Antakya, një ndër më të prekurat nga tërmeti i katër ditëve më parë në Turqi, ka rrëfyer për Top Channel momentin e tmerrshëm kur iu desh të hidhej nga ballkoni për t’i mbijetuar tërmetit.

E pyetur nga gazetari Artur Bibe, gruaja tregon se u hodh nga ballkoni bashkë me nipin dhe vajzën, ku kjo e fundit theu këmbën, por fatmirësisht ia dolën të mbijetonin.

Këtu ishte shtëpia jonë dhe ky është nipi im. Në momentin që filluan lëkundjet ishim në kat të dytë, nuk dinim nga të shkonim ngelëm brenda pasi u mbyll dhe dera. Më pas filluan lëkundjet të cilat ishin më të forta, kështu që vendosëm të hidheshim nga ballkoni, unë, nipi dhe vajza e cila theu këmbën. Kurse unë vetëm disa lëndime të vogla, po falë Zotit nipi nuk pati asnjë lëndim”- tregon ajo për gazetarin Artur Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA