E rrallë në Turqi! Greku shpëton fëmijën nga rrënojat, njësoj si i ati në 1995

10/02/2023 14:32

Një punonjës grek i emergjencave nxori nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Hatay në Turqisë një vajzë 7-vjeçare, pa e ditur se përveçse në shpëtimtarin e një jetë, do të kthehej padashur edhe  në protagonistin e ngjarjeje të rrallë.

Babai i specialistit të ri nga Greqia, Konstantinos Nikas, kishte shpëtuar edhe ai një të mitur në tërmetin e magnitudës 6.1 të vitit 1995-tës në shtetin Helen.

“I ati po e shikon me krenari Konstantinosin nga parajsa”, shkroi një nga miqtë e tij në Tëitter. “Kur pashë Nikasin duke shpëtuar një fëmijë të vogël në Turqi, mu kujtua shoku im i vjetër, gjenerali i ndjerë Panagiotis Nikas që shpëtoi vogëlushin Andreas në tërmetin e Aigios”, vazhdonte postimi.

Mbështetja morale për Turqinë nga Greqia ka vazhduar, me të përditeshmen kryesore greke Kathimerini që publikoi një karaikaturë e cila titullohej: “Ne jemi të gjithë turq”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi nga ana e tij se tij se pavarësisht mosmarrëveshjeve, “Greqia dhe Turqia janë dy vende fqinje që duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në kohë të vështira”.

Ndonëse është e vështirë të parashikohet nëse kjo do të mjaftojë për pajtim në një kohë kur në të dy vendet po zhvillohen fushata zgjedhore në të cilat si zor të mungojnë sloganet nacionaliste, dhe të dy palët kanë shfaqur pak vullnet për kompromis, për momentin të paktën, Mitsotakis dhe Erdogan kanë komuniar sërish me njëri-tjetrin.

Mësohet se dy liderët kanë folur në telefon, e presidentin turk e ka telefonuar edhe homologia e tij greke, Katerina Sakellaropoulou, e cila i përcolli shpresën që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish që të jetë e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA