Drejt një ndër zonave më të prekura të tërmetit, radhë të gjata ndihmash dhe persona të prekur që largohen

10/02/2023 10:09

Ekipi i Top Channel i cili po shkon drejt Antakya-s, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, zbulon se trafiku është i rënduar dhe distanca dyfishohet.

Ekipi i Top Channel i cili po shkon drejt Antakya-s, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, zbulon se trafiku është i rënduar dhe distanca dyfishohet.

Pamjet nga operatorët dhe gazetari Artur Bibe, tregojnë radhët e gjata me makina dhe kamionët me ndihma që udhëtojnë drejt Antakya-s së shkatërruar.

Policia është aty në ndihmë për të mos e bllokuar plotësisht rrugën dhe duke orientuar trafikun.

Rruga nga njëra anë është e ngarkuar me kamionë ose makina që transportojnë ndihma për të prekurit nga tërmeti dhe nga ana tjetër me persona që largohen për të shkuar drejt zonave të sigurta.

“Po udhëtojmë drejt një zone të prekur, ka shumë radhë, policia mundohet të ndikojë në trafik po është shumë e pamundur të ndodhë kjo, shikoni kamionët, shikoni policin që orienton trafikun, goxha e vështirë.

E hapin dhe mbyllin rrugës sipas mundësive. Distancat dyfishohen nga trafiku dhe lëvizja, në njërin krah të ndihmave dhe në krahun tjetër të njerëzve që largohen për të shkuar drejt zonave më të sigurta”, raporton gazetari Artur Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA