Leandro Mathias de Novaes, një avokat që kishte çuar nënën e tij për një ekzaminim mjekësor me rezonancë magnetike në São Paulo, Brazil, për fat të keq nuk i vuri veshin paralajmërimit për largimin e objekteve metalike nga aparatura.
Avokati është qëlluar për vdekje nga arma e tij që mbante në trup pasi iu afrua shumë skanerit të rezonancës.
40 vjeçari Leandro Mathias de Novaes, kishte sjellë nënën e tij në klinikën Laboratorio Cura në São Paulo, më 16 janar.
Punonjësit e spitalit e kishin paralajmëruar të largonte të gjitha objektet metalike para hyrjes në dhomën e skanimit, por viktima kishte mbajtur të fshehur armën e tij.
Magnetizmi i shkaktuar nga skaneri raportohet se kishte tërhequr armën nga brezi i viktimës, dhe më pas e shkrepi atë aksidentalisht duke e qëlluar fatalisht në bark.
Ai u dërgua në spitalin São Luiz Morumbi por pas dy javësh në gjendje të rëndë vdiq më 6 shkurt.
Viktima punonte ai avokat dhe shprehej shpesh pro-armëve të zjarrit në komentet e tij në rrjetet sociale.
Një zëdhënës i klinikës Laboratorio Cura tha: “Duam të theksojmë se klinika ndodi protokollin e parandalimit të aksidenteve siç ndodh në të gjitha njësitë.”
“Si pacientja dhe shoqëruesi i saj u lajmëruan për heqjen e objekteve metalike para ekzaminimit”.
Klinika tha se si Novaes dhe nëna e tij kishin nënshkruar pranimin e protokollit të sigurisë, por viktima nuk përmendi armën që zotëronte dhe hyri në njësi “me vullnetin e tij.”
Policia konfirmoi se arma ishte e regjistruar në emër të Novaes dhe ai zotëronte liçencë.
Ish Presidenti i djathtë brazilian Jair Bolsonaro kishte relaksuar ligjet e zotërimit të armëve në vend, siç duket se preferon dhe popullata, ndërsa presidenti majtë Lula ka thënë se kërkon të heqë armët nga shtëpitë e brazilianëve dhe të anullojë shumë nga politikat e pararendësit e tij .
Top Channel