22/11 10:58
Ekipet e kërkim shpëtimit nuk i shuajnë shpresat se mes gërmadhave që shkaktoi tërmeti në Turqi ka ende të mbijetuar.
Teksa errësira ka rënë, dhjetëra ambulanca çajnë trafikun kilometrik për t’u ardhur të ndihmë të lënduarve.
Gazetari i Top Channel Artur Bibe që raporton nga Zona e Kahramaras në Turqi, një nga zonat më tërmeti nga tërmeti tragjik, na sjell pamjet e ambulancave dhe qindra kamionëve të mbushur me ndihma që udhëtojnë drejt Kahramaras.
Rreth 20 mijë viktima është bilanci tragjik deri më tani nga tërmeti që tronditi të hënë Turqinë dhe Sirinë.
16.546 të vdekur janë konfirmuar në Turqi, ndërsa 3.162 trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të prishura në Siri.
Top Channel