Manchester United nuk ia doli të shfrytëzojë takimin e prapambetur me Leeds United për t’u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në “Old Trafford”.
Trajneri holandez i “djajve të kuq”, Eric Ten Haag u shfaq mjaft i zhgënjyer për startin e ndeshjes, teksa nuk ngurroi të bëjë komplimente edhe për sulmuesin anglez Jadon Sancho.
“Jam i kënaqur dhe i zhgënjyer në të njëjtën kohë. Nuk mund ta nisnim ndeshjen aq lehtë, aq më tepër në një derbi shumë të ndjerë. Më pas jam shumë i kënaqur me reagimin, pasi dominuam , shënuam dy gola dhe mund të kishim fituar. Më vjen mirë për Sanchon, që është rikuperuar dhe po gjen formën më të mirë. E dimë që është një lojtar i shkëlqyer dhe tani presim ta tregojë në fushë”, u shpreh Ten Haag.
Top Channel