Vitamina U është një term i krijuar në fillim të viteve 1950 për të identifikuar një përbërës në lëngun e lakrës.

Pavarësisht nga emri i saj, vitamina U nuk është një vitaminë e vërtetë, por një derivat i aminoacidit metioninë. Nuk dihet shumë për vitaminën U, por dihet se është e disponueshme veçanërisht në perimet si lakra, brokoli dhe lakra e Brukselit. Përfitimet dhe përdorimet e vitaminës U lidhen kryesisht me përmirësimin e tretjes, forcimin e imunitetit, mbrojtjen nga alergjitë ushqimore, uljen e kolesterolit dhe përshpejtimin e shërimit të plagëve. Megjithatë, hulumtimi është i kufizuar.

Vitamina U nuk është e qëndrueshme në temperatura të larta, prandaj përpunimi termik i ushqimit do të çonte në dekompozimin e tij. Një nga dobitë kryesore të kësaj vitamine është efekti i saj në stomak, pra ulcera e stomakut, kështu që shkronja “U” në emër i referohet treguesit parësor të saj. Vitamina U, gjithashtu mund të mbrojë mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat tuaja nga dëmtimi, ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, por nevojiten më shumë kërkime shkencore, ofron mbrojtjeje kundër rrezeve ultraviolet të diellit, si dhe të përshpejtojë shërimin e plagëve.

Bazuar në këto gjetje, sugjerohet që kompanitë kozmetike mund ta shtojnë atë në disa kremra, serume, maska për fytyrën dhe produkte të tjera. Për shkak të hulumtimeve të kufizuara, rekomandimet për dozën e vitaminës U nuk janë vendosur. Kjo do të thotë se studime të mëtejshme janë të nevojshme. Ndërkaq, me ndryshimin e stinës, organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me angazhimet ditore. Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA